Tre vjet më parë, më 10 maj 2017, Benzema bëri veprën e tij më të madhe në garën më prestigjioze në botë, Champions League.
Ishte ndeshja e kthimit në gjysmëfinale dhe Atlético e nisi furishëm duke shënuar shpejt për 2-0, dhe besimi i tyre u rrit për të kthyer lojën në 3-0.
Por ëndrra zgjati 42 minuta, gjë që e bëri Karimin të shfaqej dhe të improvizojë një vepër arti, në mënyrë që fantazia e tij të kujtohet më shumë sesa autorësia e golit nga Isco.
Saviç, Godin dhe Gimenez që të tre provuan ta ndalin në një hapësirë të ngushtë, por kur askush nuk e priti, Benzema kaloi aty ku edhe vështirë se mund të hyjë xhilpëra.
Ishte një veprim i pamundur për këdo veçse Benzeman jo.
“Unë nuk e di se si ai mundi të largohet nga atje”, tha Zidane në konferencë për shtyp pas ndeshjes.
Ai moment vazhdon të kujtohet edhe sot, pasi e ndihmoi Realin te kualifikohet në finale të Ligës së Kampionëve, aty ku ekipi i Zinedine Zidane e shkatërroi Juventusin duke e mposhtur 4-1 per ta fituar titullin e 12 ne histori.