“Si mjek infeksionist dhe pjesë e komitetit teknik të ekspertëve jemi në një stad ku falë përkujdesjes që është bërë dhe duke respektuar masat e vendosura, ka bërë që të jemi në parametra optimalë të sëmundjes”. Mjeku infeksionist, prof. Tritan Kalo gjatë mbledhjes online të Komitetit Teknik të Ekspertëve me Kryeministrin Edi Rama tha se nuk do të ketë një rikthim të valës së madhe në vjeshtë por COVID-19 do të jetë i përzier me infeksionet e tjera respiratore.
“Nuk do kemi rikthim të valës së madhe në vjeshte. Por Covid do të jetë i përzier me infeksionet e tjera respiratore. Por individet që kanë mundur të respektojnë masat e marra dhe kushtet në të cilët jetojnë, duke jetuar në një mjedis si pas shfaqës se Covid në shoqëri, shpresojmë të mbajmë gjendjen që kemi dhe të mos të tejkalojmë kapacittet që kemi për mirëmenaxhimin e situatës”, tha Kalo.
Prof. Kalo tha se përderisa nuk do të kemi një vaksinë apo preparat mjekësor, do të jetë vetë imunizimi masiv që do të realizojnë një moment të caktuar, dhe covid do të jetë pjesë e florës bakteriale.