Shtetet anëtare të Organizatës Botërore të Shëndetësisë ranë dakord të martën për një hetim të pavarur për mënyrën se si OBSH është përgjigjur ndaj krizës se koronavirusit, teksa kritikat e SH.B.A-së u rritën për mënyrën e trajtimit të pandemisë nga OBSH-ja.

Vendet që marrin pjesë në asamblenë vjetore të OBSH-së, që po mbahet praktikisht për herë të parë, miratuan me konsensus një rezolutë duke kërkuar një përgjigje të përbashkët ndaj krizës. Rezoluta, e paraqitur nga Bashkimi Evropian, kërkoi një “vlerësim të paanshëm, të pavarur dhe gjithëpërfshirës” të përgjigjes ndërkombëtare ndaj pandemisë, e cila deri më tani ka infektuar më shumë se 4.8 milion njerëz dhe ka vrarë mbi 318,000. Duhet të bëhet një hetim i “veprimeve të OBSH-së dhe afateve kohore që i përkasin pandemisë Covid-19”. As Shtetet e Bashkuara nuk u shkëputën nga konsensusi pasi disa kishin frikë sepse Uashingtoni kritikoi dhe ndëshkojë OBSH-në ditën e parë të asamblesë.

‘Kukull e Kinës’

Presidenti amerikan Donald Trump kërcënoi të hënën se do të tërhiqte Shtetet e Bashkuara nga OBSH, duke e akuzuar atë se po bllokonte reagimin global të koronavirusit dhe se ishte një “kukull e Kinës”. Komentet e tijë, që sollën reagime të ashpëra nga Pekini, erdhën pasi sekretari i shëndetësisë Alex Azar këmbënguli se “dështimi” i OBSH-së për të marrë dhe siguruar informacion jetësor për Covid-19 na solli në këtë situatë vdekjeprurëse.

“Ne duhet të jemi të sinqertë për arsyet që ky shpërthim doli jashtë kontrollit: pati një dështim nga kjo organizatë për të marrë informacionin që i duhej botës, dhe se dështimi kushtoi shumë jetë,” tha Azar në videokoferencën e drejtuar nga Asambleja e OBSH-së. Ai kërkoi një rishikim të pavarur të “çdo aspekti” të përgjigjes ndaj pandemisë nga agjencisa e shëndetit të Kombeve të Bashkuara.

Ndërsa shefi i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus përshëndeti thirrjen për një rishikim, ai insistoi se nuk kishte nevojë për një ndryshim rrënjësorë të organizatës. Ajo që duhet të bëjë bashkësia globale, është të “forcojë, zbatojë dhe financojë sistemet dhe organizatat që përfshihen në OBSH”. France 24 / bota.al