Presidenti Donald Trump dhe nënpresidenti Mike Pence testuan negativisht për koronavirusin pasi u bë e ditur se një ushtarak amerikan që punonte në Shtëpinë e Bardhë rezultoi i infektuar me COVID-19.Njoftimi u bë të enjten nga një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë.
Ushtaraku u identifikua nga televizioni CNN si ndihmës personal i Presidentit Trump.Presidenti amerikan refuzoi të përdorte maskë gjatë një vizite të martën në një fabrikë të kompanisë Honeywell në Phoenix të shtetit Arizona.Një javë më parë, zëvendës Presidenti Mike Pence u bë objekt kritikash sepse nuk vuri maskë gjatë një turi në Klinikën Mayo në shtetin Minesota.