Aktori Agron Llakaj, ka bërë një reagim të ashpër në lidhje me një nga emisionet që transmetohet në Top Channel.Bëhet fjalë për Aventurierët, një program që ka në thelb aventurat e të rinjve.Për aktorin, ky është një program i shëmtuar që ai e etiketon si degjenerim, ç’thurje, perversitet.“Ej njerëz, a keni fëmije? A keni fëmijë? A nuk jeni të shqetësuar për ardhmërinë e tyre ?! Si mund te lejohet një reality shou kaq kriminal për edukimin e fëmijëve tanë, nipërve e mbesave?!Kovid-19 nuk është asgjë përpara kësaj të keqeje kombëtare që po mbillet nëpër ekranet tona , është pasqyre reale e jona ,dhe kjo fillon qe nga shkolla, cikli 9-vjeçar dhe me radhë.Ku ç’thurja dhe rrugaçëria kane ndërtuar modele te respektuara nëpër auditore, këta që shikoni në këtë reality shou, nesër do shfaqen ne rruge si “vipat ” e ardhshëm”.Unë jam ajo që shkova me katër çuna njëherësh. Unë jam ai djali gei që dashurinë time e shfaqa aty në net të tëra dhe u kënaqa me këdo që më dashuroi dhe e adhuroi.Kurse unë jam ajo që ia grisa brekët asaj gocës dhe e kapa nga flokët dhe e hoqa zvarrë nëpër dhomë dhe po mos të ma kishin hequr nga duart e kisha vrarë fare. Unë jam ajo që ia zbërtheva pantallonat atij djalit dhe…
Media e portale që i promovojnë për ca klikime pa menduar që janë bashkautor ne krim. AMA është përgjegjëse direkte, është alarm por më shume se alarm!Shkolla, familja dhe shoqëria kanë lëshuar sinjalin SOS! Nëse nuk ngrihemi sot dhe te vendosim rregulla, nëse nuk ngrihemi sot me alarmin e ligjshëm prindëror për një te ardhme te sigurt te fëmijëve tanë, nesër do jete vonë.Ti ose ajo apo kushdo do te jeni viktima te realitetit i cili do fitoj qytetarinë shumë shpejt. Dhuna, ç’thurja, tërbimi, degjenerimi dhe krimi, do jene realiteti ynë i ardhshëm shoqëror.Shqiptare zgjohuni! Për fëmijët tanë, për të ardhmen tonë! Stop degjenerimit”, shkruan Agron Llakaj.Më herët ka qenë vetë një ndër aktorët kryesorë në Top Channel, Florjan Binaj, ai që ka reaguar ashpër për këtë emission që transmetohet në televizionin ku ai punon.