Pas deklaratës së Presidentit të klubit francez, Lyon për rikthimin e ndeshjeve të Champions League, ka reaguar UEFA. Jean Michel Olas u shpreh se Lyon do të ndeshet me Juventus më datë 7 gusht, takimi i dytë i vlefshëm për fazën e 1/16.
Ndërsa UEFA ka mohuar gjithçka për vendosjen e rifillimit të Champions League. Autoriteti më i lartë europian ka lejuar të gjitha federatat që të përfundojnë sezonin e ndërprerë përgjysmë sa më parë, e më pas do të diskutohet rikthimi i kompeticioneve evropiane.
“Asgjë nuk është vendosur ende” – shprehet një zëdhënës i UEFA-s për agjencinë gjermane të lajmeve, DPA. E para që do të çelë siparin është Bundesliga gjermane më datë 16 maj. Federata ka parashikuar që kampionati do të mbyllet deri më 30 qershor.
Por ditën e djeshme disa lojtarë të skuadrës në kategorinë e dytë, Dynamo Dresden kanë rezultuar pozitiv ndaj COVID-19. Kjo mund ta vendosë në pikëpyetje rifillimin e futbollit gjerman por ende nuk ka patur ndonjë reagim zyrtar.