Në Pajun të Elbasanit, një mijë banorë do të kenë shumë shpejt urën lidhëse me pjesën tjetër të vendit, duke lehtësuar lëvizjen e tyre drejt spitaleve, shkollave apo drejt tokave përmes të cilave sigurojnë të ardhurat familjare. Xhenierët e Forcave të Armatosura janë angazhuar në ndërtimin e urës tip “Bailey” në fshatin e njësisë administrative Papër, e treta e ndërtuar nga këta efektivë. Ministria e Mbrojtjes Olta Xhaçka, inspektoi fillimin e punës për ndërtimin e urës. Ura mbi përroin në fshatin Pajun do të jetë 45 metër e gjatë.
Xhaçka është shprehur se Forcat e Armatosura krahas operacionit humanitar në ndihmë të familjeve në nevojë dhe pensionistëve, mbeten në krye të detyrës edhe për përmbushjen e misionit kryesor të tyre, sigurinë e familjeve shqiptare. “Krahas operacionit humanitar në ndihmë të familjeve në nevojë dhe pensionistëve, Forcat e Armatosura mbeten në krye të detyrës edhe për përmbushjen e misionit kryesor të tyre: sigurinë e familjeve shqiptare. Në Pajun të Elbasanit, 1 mijë banorë do të kenë shumë shpejt urën lidhëse me pjesën tjetër të vendit, duke lehtësuar lëvizjen e tyre drejt institucioneve shëndetësore, arsimore apo drejt tokave përmes të cilave sigurojnë të ardhurat familjare. Efektivët tanë të batalionit xhenio nisin punën për ndërtimin e urës “Bailey”, e treta e ndërtuar nga këta efektivët brenda pak muajsh”, ka shkruar Xhaçka.