Më 16 janar të këtij viti, arti dhe kinematografia shqiptare humbën përgjithmonë një nga aktorët më të mirë. Xhevdet Ferri u nda nga jeta para kohe në moshën 59-vjeçare.

Ikja e tij ka lënë një boshllëk të madh në mendjen dhe zemrat e familjarëve.

E bija e aktorit të ndjerë, Bora, poston herë pas here foto kujtime me babanë, si dhe bën dedikime prekëse.

Bora ka vendosur së fundmi që mallin për babanë ta shpreh përmes një postimi në rrjetet sociale. Ajo ka ndarë me ndjekësit një fotografi, ku kujton kur ka qenë në plazh me aktorin dhe ajo ishte shtatzënë.

“Ketu me mbaje qendrim se doja te lahesha ne det ne muajin e 5-te te shtatezanise pavaresisht se uji ishte i ftohte ?? “Bora, femije i papergjegjshem! Nuk je vetem ti tani!!” Po prape me shoqerove dhe u shkoqem ne muhabet si perhere! Te kam ❤️ #missyoupapi”, shkruan ajo.