Saturni, aligatori personal i liderit nazist Adolf Hitler, i famshëm në kohën e lu ftës me mijëra vizitorë të kopshtit zoologjik të Berlinit, ka vde kur kësaj jave në kopshtin zoologjik të Moskës në moshën 84 vjeçare. Ai raportohet se ishte gjetur nga ushtarët britanikë në Berlin në fund të Luftës së Dytë Botërore dhe i ishte dorëzuar ushtrisë së Bashkimit Sovjetik. Saturni ka jetuar në kopshtin zoologjik të Moskës prej atëherë. Shkrimtari rus Boris Akunin, ka thënë se ai ishte një nga kafshët e preferuara të Hitlerit.
Aligatori kishte lindur në botën e egër në Mississippi në 1936, para se të kapej e të dërgohej në kopshtin e Berlin. Pas bo mbardimeve të vitit 1943 raportohet se aligatori ishte fshehur në bodrume e kanalizime para se të kapej nga ushtarët. Saturn ishte një nga rezidentët më të vjetër të kopshtit zoologjik të Moskës dhe raportohet se i kishte shpëtuar disa herë vde kjes. Një copë betoni kishte rënë në pellgun e tij në vitet 1980-të e cila për pak nuk e goditi. Ndërsa disa vjet më vonë një vizitor m izor e plagosi atë duke e goditur me një gur në kokë, pas së cilës ai pati nevojë për disa muaj kujdesje mjekësore.
Por me rinovimin e akuariumit Saturni ndaloi së ngrëni për disa muaj, me sa duket në shenjë proteste. Ai e bëri përsëri këtë në vitin 2010 por më vonë kishte rinisur të ushqehej. Në njoftimin e kopshtit zoologjik të Moskës thuhej: “Saturni ishte një epokë e tërë për ne. Kjo nuk është aspak e ekzagjeruar. Ai erdhi me Fitoren (e L uftës) dhe jetoi 75 vjetorin e saj. Ishte një lumturi e veçantë të shikoje në sytë e tij, ai ka parë shumë nga ne kur ishim fëmijë. Ne shpresojmë të mos e kemi zhgënjyer”.