“Kush më njeh, e di si dritë e diellit që trafikantët e kaubojsat as i honeps, as i qas, e aq më pak, as më vënë dot gjobë”. Kështu e nis reagimin e tij kreu i Bashkisë Erion Veliaj ndaj sulmeve personale të Ylli Ndroqit përmes televizionit të tij Ora NeWs. Përmes një postimi në twitter, Veliaj thekson se është zgjedhur nga populli dhe do u shërbej vetëm atyre dhe askujt tjetër, përfshi edhe ata me dy emra që vënë gjoba me maska ekranesh.
“Kush më njeh, e di si dritë e diellit që trafikantët e kaubojsat as i honeps, as i qas, e aq më pak, as më vënë dot gjobë. Kjo vlen për të gjithë, edhe për ata me dy emra që vënë gjoba me maska ekranesh. Ta harrojnë! Jam zgjedhur nga shumica e popullit & u shërbej veç atyre”, shkruan Veliaj