Qëndrimi i Presidentit Meta pas vendimit të Qeverisë për kalimin e pronësisë të godinës së Teatrit Kombëtar nga Ministria e Kultures te Bashkia e Tiranës, ka sjellë edhe reagimin e kryebashkiakut Veliaj.
Në një postim në rrjetin social Tëitter, Kryetari Bashkisë së Tiranës, ka shprehur shqetësimin në lidhje me gjendjen e objekteve me vlerë që rrinë brenda institucionit dhe po degradojnë, për shkak të bllokimit të saj.
“Impresionues zelli për ngrehinën prej tallashi me shkrepset e presuara me alga për dopolavoron e kazermave fashiste. Po për kostumet e Ndrek Lucës, bobinat me zërin e Kadri Roshit e dhjetra vlera do reagoni? Kanë 3 vjet që i ha mola e miu sepse zaptuesit tuaj i mbajnë peng!”, shkruan Veliaj.
Më herët, në një tjetër postim në rrjetin social Tëitter, Kryetari i Bashkisë së Tiranës në reagimin e tij ka cituar një shprehje tironse.
“Kanë një shprehje epike tironcit për gjithë ata që sistematikisht fusin hundët në gjëra që as i kuptojnë, as u takojnë: Graj gamorin tat!”, shkruan Veliaj.