Nga Mero Baze/

Myslym Murrizi është provokuar nga shtypi afër Ilir Metës rreth mundësisë së krijimit të një partie të re, para zgjedhjeve, pas deklaratës së tij, se do të jetë sërish deputetë më 2021.Debati në fakt është më I gjerë se sa shqetësuimi që mund të ketë Ilir Meta nga një parti e re.Debati ka të bëj me Partinë Demokratike, por meqë ajo ja ka lënë në dorë Ilir Metës opozitën, edhe për këta rivalët e rinj shqetësohet Ilir Meta.Qasja që duhet të ketë PD ndaj partive të reja që krijohen si parti opozitare, duhet të jetë e ndryshme nga ajo e LSI për një arsye shumë të thjeshtë. LSI i shikon partitë e vogla si rivale, ndërsa PD I ka copë të shkëputura nga trungu I saj dhe duhet të ketë politikë integruese me ta.

Në vitin 2005, Partia Demokratike jo vetëm që integroi brenda saj gjithë partitë e vogla të spektrit opozitar, por riktheu në PD gjithë kritikët dhe kundërshtarët e saj prej vitit 1992. Natyrisht ata që deshën të jenë aktivë në politikë.Dhe skema funksionoi.Tani në përballjen e re opozitare të vitit 2021, nëse PD e lë veten në mëshirë të agresivitetit të LSI kundër partive të reja që krijohen, në finale PD do të mbetet në dorë të LSI.

Qasja e LSI ndaj rivalëve të tjerë opozitarë është agresive, pasi ajo do të jetë kushtëzuesja e pazarit me PD. Shtimi I partive të reja opozitare të shkëputura për shak të politikës klienteliste të Bashës që i duhet PD si parti private, është një fenomen gryes për PD dhe opozitën në tërësi.E di atë ironinë se këto parti nuk fitojnë, nuk hyjnë dot në parlament etj., si këto, por ato parti të heqin aq shumë vota sa vënë në pikpyetje çdo mundësi për t’iu afruar fitores.

Qasja agresive ndaj tyre, fyerja, etiketimi si ushtarë të Edi Ramës dhe marrëzira të tjera që janë gjuha e viteve 90 në politikë, e bën PD një parti të pashpresë, pasi starton me mungesë besimi, si një parti që nuk I bashkon dot gjithë palët opozitare.LSI është në të drejtën e vet të jetë agresive ndaj tyre, pasi ajo kërkon të ketë gjithë peshën e aleatit përcaktues për pushtetin. Por një PD e grryer dhe aq më tepër e grryer nga gjuha e helmuar e urrjetjes ndaj kritikëve të saj, që në shumicë kanë qenë figura të rëndësishme të PD, nuk I bën punë as LSI, nëse e ka ndarë mendjen të jetë në aleancë me PD.

Aq më tepër nuk I bën punë partisë së re që Ilir Meta po synon të krijojë, me shpresë të marrë elektorat nacionalist, “kuqezi” dhe antiperëndimor.Kjo është rruga se si PD, e përdorin për ta zhvatur të gjithë. Ata që bëjnë si aleatë, pra LSI e Ilir Meta, duan ta mbajnë nën presion, të tjerët që janë shkëptur prej saj, duke I marrë të gjithë nga pak elektorat.Ndaj PD dhe personalisht Basha, nëse ka ndërmend të ngjall ndonjë fije shprese në kampin opozitar, duhet të ndaloj gjuhën e urrjejtes, dhe të rikthej klimën e besimit dhe bashkëpunimit me çdo faktor opozitar, qoftë dhe me dikë që ai mendon se ka 1 votë.

Kur e shikon në këtë Kuvend se çfarë partish të vogla ka bërë aleatë Lulzim BAsha dhe në fund I ka bërë dhe deputet, kur shikon zonjën “kërpëratë’, Spiron, Gjuzin etj, të cilët Basha I paska konsideruar aleatë dhe Patozin Topallin Boden Bregun Imamin, Murrizin, Hajdarin etj I quan armiq, e kupton se atij nuk I interesojnë faktorët politikë, por garancia që të ketë rrotull njerëz që nuk I hynë në pjesë tek karrigia e tij.

Por po të kish pasur këta të dytët në listë, mund ta kundërshtonin vendimin e tij për bojkot, por nuk do bënin atë që I bën “të besuarit” e tij në Kuvend. Përkundrazi mund t’ia kishin ngrit kokën PD në Kuvend. Ata ishin të njëjtët që kundërshtuan Bashën kur ai refuzoi Reformën në Drejtësi, por I qëndruan korrekt vendimeve kolegjiale të PD deri më 2017.Ndaj nëse Basha ka ndërmend të ketë një qasje të re për të bashkuar opozitën, do të duket nga sjellja e tij ndaj kritikëve dhe kundërshtarëve që kanë dal nga PD, jo atyre që I kanë hyrë në pjesë PD. Ata tregojnë se Basha do të mbrojë karrigen dhe jo PD.Dhe në këtë pikë, nuk ka pse e lë fatin e tij në dorë të Ilir Metës, I cili po dikton jo vetëm kursin opozitar, por po I përzgjedh Bashës dhe ushtarët që të jetë më I sigurt.