Bayern Munchen ka kaluar në avantazh në ndeshjen kundër Union Berlinit në minutën e 39′. Është Robert Lewandowski që e nis aty ku e la duke shënuar golin e parë pas rikthimit të Bundesligës për skuadrën gjermane..

Lewa nuk e kishte të vështirë, pasi dërgoi topin në rrjetë nga një penallti. Ai nuk gaboi duke treguar qetësi të madhe duke mposhtur portierin kundërshtar për 0-1.