Bundesliga gjermane ngriti sot siparin, pas një pauze afro 3 mujorë për shkak të pandemisë të Koronavirusit. Kush tjetër perveçse bomberit Haland mund ta shënonte golin e parë në rifillimin e kampionatit gjerman?
“Përbindësi” norvegjez, tundi rrjetën në minutën e 29-të në dërbin e Ruhrit ndaj Shalkes, pas një aksioni model nga e djathta. Ishte Hazard ai që serviri saktë për 19-vjeçarin, që nuk fali në afërsi të pikës së penalltisë, duke kaluar në avantazh verdhezinjtë.