Kryeministri Edi Rama ka dalë në një komunikim publik sonte për të folur mbi masat e reja pas 1 qershorit në kuadrin e pandemisë COVID-19.Rama njoftoi se nga 1 qershori do të hapen kufijtë tokësorë me të gjithë fqinjët.
Ai tha se të gjitha plazhet nuk do të hapen as më 1 qershor. Por plazhet do të hapen vetëm për hotelet që presin turistë. Ndërsa nga 10 qershori plazhet do të hapen për këdo, në të gjithë vendin.Sakaq Rama tha se java që vjen do të jetë e fundit me orar shtetrrethimi. Por e shtuna dhe e diela do të jetë sërish e mbyllur për lëvizjen e automjeteve edhe për dy javë të tjera. Në pjesën e dytë të qershorit, korrik, gusht e shtator ky kufizim fundjave do të hiqet.
Por nga tetori në mars do të ketë çdo fundjavë, ndalim qarkullimi për makinat.Sakaq në qershor do të rihapet transporti publik në të gjithë vendin, urban dhe ndërurbanRama foli edhe për rrezikun e një vale të dytë pandemie duke theksuar se virusi është ende aty.Deri tani, në zonat e gjelbra, pjesa më e madhe e vendit, nuk ka asnjë kufizim lëvizjeje dhe asnjë orë ndalimqarkullimi. Kurse në Tiranë e Durrës, ende shtetrrethimi është nga ora 21.00 deri më 05.00.
Rama sqaroi se kufizimet që po vazhdojnë gjatë fundjavës bëhen pasi mbipopullimi i njerëzve është më i lartë në ditët e pushimit e për pasojë mund të çojë në rritjen e numrit të infektuarve me koronavirus.