Debati mes opinionistit Olti Curri dhe moderatores Fjoralba Ponari është rikthyer ditën e djeshme në rubrikën ‘Trotuar’ në ‘E diell’. Teksa Olti po fliste për temën “Opinioni si presion shoqëror”, e përkufizoi Fjoralbën si vajzën e kuruar, të sjellshme e të qendisur bukur. Ndërkohë, nuk ka munguar dhe një reagim nga moderatorja, e cila u shpreh se Olti nuk e njeh anën tjetër të karakterit të saj, ndërsa shton se ai nuk e ka fatin ta njohë jashtë ekranit.

Debati: Olti: Janë disa personazhe publik, si Fjoralba, që mënyra sesi sillen, janë të qendisur, të kuruar, të paprekur… ‘Fjoralba: Njerëzit krahasojnë momentet e mia të para në ekran me atë që jam sot. Unë mendoj që janë dy njerëz komplet të ndryshëm në perceptimin përtej ekranit. Nëse ti do kaloje pak kohë me mua do kuptoje që ajo që jam sot, është edhe Fjoralba në kafe, por ti nuk e ke atë fat. Të më thuash mua që je e vizatuar në mendime, unë këtë mënyrë të artikuluari kam edhe në përditshmëri dhe këtë mund ta dëshmoj gjithsecili prej këtyre këtu.

Olti: Fakti që the në kafe ti nuk e ke atë fat… Fjoralba: Tani ne po bëjmë edhe batuta me njëri-tjetrin se nuk jemi në hasmëri. Olti: Absolutisht jo nuk jemi, sepse unë di ku i harxhoj plumbat. Sapo të nxorra nga filmi vizatimor që është qendisur e bukur, me shportën me lule, që po shkon ti çoj ushqime gjyshes, Fjoralba iku. Fjoralba: Unë kam dy anë të karakterit që ti thjesht nuk je përballur. Olti: Unë po flas për atë që shoh.