28 Maj- Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, ka bërë të ditur se në kuadër të programit të 300 qendrave shëndetësore janë rehabilituar edhe 5 qendra të tjera në qarkun e Kukësit.
Nëpërmjet një postimi në faqen e saj në Facebook, Manastirliu shkruan se programi i tranformimit për 300 qendrat shëndetësore ka vijuar pa u ndalur dhe qendrat shëndetësore në Babinë, Shtiqën, Cahan, Bardhocë, Krumë ku prej 3 dekadash nuk ishte investuar, falë këtij programi sot ofrojnë në kushte dinjitoze shërbim shëndetësor për banorët e qarkut të Kukësit.
“Në qarkun e Kukësit ka përfunduar rehabilitimi i 5 qendrave shëndetësore dhe ambulancave, ku nuk ishte investuar për 3 dekada. Me programin e rehabilitimit të 300 qendrave shëndetësore kemi garantuar shërbim me standarde të njëjta, pa dallim, në zonat urbane apo rurale✅
#PUNAVIJON për rindërtimin e qendrave të kujdesit parësor nga veriu në jug ??
#ShëndetësiaQëDuam”, shkruan Manastriliu.
Që nga fillimi i programit të 300 qendrave shëndetësore deri tani në total janë rikonstruktuar 180 qendra shëndetësore dhe ambulanca në të gjithë Shqipërinë.