Amerika e Jugut po kthehet me shpejtësi në epiqendrën e re të koronavirusit pasi numrat e përditëshëm të infektimeve dhe vdekjeve atje, sa vjen e shtohen. Brazili është deri tani më i godituri, me mbi 300.000 raste e 20.000 vdekje. Pas tij vjen Peruja, ku shifrat po lëvizin gjithashtu me shpejtësi shqetësuese dhe Kili, ku infektimet u trefishuan brenda një muaji.

Ekuadori ka pasur edhe ai një shtim të rrufeshëm të rasteve. Por edhe pse shumica e vendeve të rajonit kanë marrë masa izoluese në një formë apo një tjetër, zbatimi i tyre lë për të dëshiruar e në shumë raste, rregullat injorohen.

Në Brazil, presidenti Jair Bolsonaro i ka sfiduar shumë prej guvernatorëve të tij duke i nxitur t`i mbajnë qytetet hapur e duke argumentuar se rreziku që i kanoset ekonomisë, është më I madh se ai ndaj shëndetit publik. Edhe pse vetë është shfaqur me maskë këto javët e fundit, Bolsonaro refuzon t`i ndalojë tubimet masive.