Rastet e reja të rritura me të infektuar nga Covid-19, për të tretën ditë radhazi, tregojnë qartë se kujdesi i qytetarëve duhet të vazhdojë, për të respektuar masat e vendosura, në mënyrë që të minimizojmë sa më shumë përhapjen e virusit tek kontaktet familjare apo më gjerë. Kështu tha sot Rovena Daja nga ISHP.
Instituti i Shëndetit Publik sakaq ka publikuar në profilin në rrjetet sociale disa këshilla tani që masat kufizuese janë hequr pothuajse tërësisht, ku vetëm disa qytete mbeten zoa të kuqe.
Postimi i plotë: POSTIMI
Parandaloni përhapjen e COVID-19 ?
⭕Në këtë situatë të lehtësimit të masave, kemi rritur vigjilencën për gjurmimin, testimin dhe identifikimin në kohë të rasteve të dyshuara me COVID-19 si dhe kontakteve të tyre, në mënyrë që situata të vazhdojë të mbahet në kontroll.
? Ju bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që të vazhdoni të respektoni distancimin fizik dhe të mbani higjienën personale.
? Praktika për t’u ndjekur dhe shmangur në mënyrë që të mbroni veten dhe të tjerët nga COVID-19 ?