Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka shprehet se paralel me shërbimin në këtë periudhë pandemie, trupat tona të Forcave të Armatosura vijojnë stërvitjen intensive.
Xhaçka në një postim në rrjetin social shprehet se një togë nga Batalioni i Poshnjes, pjesë e Forcës sonë Tokësore, do të dërgohet për të shërbyer në kuadër të misionit të NATO-s në Afganistan. Ndërsa për herë të parë një ekip komando do të shërbejë në KFOR Kosovë.
Postimi i plotë i Xhaçkës:
Në këtë periudhë pandemie, Forcat e Armatosura jo vetëm që nuk e kanë ulur ritmin e aktiviteteve, por kanë qenë më të angazhuara se kurrë.
Stërvitjet kanë vijuar, sidomos për trupat e kontingjenteve të reja që do të nisen muajin e ardhshëm në misionet jashtë vendit dhe po trajnohen për të shërbyer nën masat kundër COVID-19.
Forca Tokësore do të dërgojë një togë nga batalioni i Poshnjes për të shërbyer në misionin e NATO-s në Afganistan.
Për herë të parë një ekip Komando do të shërbejë në KFOR në Kosovë. #KrenariPërFA?? #NeJemiNATO