Ish kryetari i bashkisë së Kamzës Xhelal Mziu, thotë se zhvillimi i protestave popullore si në Poloni do ishte e vetmja zgjidhje për vendin. Mziu ka komentuar në një postim në Facebook të kryetarit të PD-së. Ndër të tjera, ai shprehet se situata ekonomike në Shqipëri është si në vitin e nepces në 1913, jo për shkak të pandemisë por për shkak të qeverisë. Sipas tij, papunësia, varfëria dhe korrupsioni kanë kaluar çdo limit.
“Situata ekonomike në Shqipëri është si në vitin e nepçes në 1913. Jo për shkak të pandemisë, por për shkak të qeverisë. Papunësia, varfëria, korrupsioni kanë kaluar çdo limit! Protesta popullore si në Poloni është e vetmja zgjidhje për vendin,”– shkruan Mziu në koment.
Ditët e fundit Basha ka zbritur në terren duke zhvilluar takime të shumta me qytetarë, prodhues dhe punonjës të biznesit të vogël. Teksa i takonte me bërryl për shkak të pandemisë së koronavirusit, Basha pasqyroi situatën e rëndë ekonomike.