Zbardhen propozimet e opozitës për qeverinë tranzitore. Opozita ka dorëzuar në mbledhjen e Këshillit Politik kushtin për qeverinë trazitore, ku qëkrojnë që ky rregull të jetë në fuqi deri sa vendi të anëtarësohet në Bashkimin Europian. Ata kërkojnë që 100 ditë përpara zgjedhjeve Kuvendi të miratojë përbërjen e qeverisë tranzitore, e cila pas betimit të presidentit merr menjëherë detyrën. Nëpërmjet kësaj qeverie, opozita shprehet se do të arrijet asnjanësia e institucioneve në zgjedhje, barazi e trajtimit të kandidatëve në lidhje me burimet administrative dhe së fundmi atë që cilësojnë barazi nëpërmjet partive duke mbrojtur nga keqpërdorimi i mundshëm i burimeve administrative për qëllime politike.
“100 ditë përpara ditës së zgjedhjeve parlamentare, Kuvendi i Shqipërisë, miraton përbërjen e Qeverisë Kujdestare të Zgjedhjeve, e cila pas betimit përpara Presidentit të Republikës, fillon ushtrimin e detyrës për të garantuar standardet për zgjedhje të lira dhe të ndershme, me funksion të posaçëm ndalimin e përdorimit të burimeve publike në mbështetje të subjekteve zgjedhore. Ky rregull zbatohet deri në hyrjen në fuqi të marrëveshjes për anëtarësimin e Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Europian.
5. Qeveria Kujdestare e Zgjedhjeve ka për detyrë: të sigurojë asnjanësi dhe paanshmëri të institucioneve të administratës publike në procesin zgjedhor; të sigurojë barazinë e trajtimit midis kandidatëve dhe partive të ndryshme në lidhje me burimet administrative; të sigurojë barazi ndërmjet të gjithë subjekteve zgjedhore, duke mbrojtur nga keqpërdorimi i mundshëm i burimeve administrative për qëllime politike”, shkruhet në dokument.