Në kohë koronavirusi, kur futbolli ka mbyllur dyert dhe topi “ka ngrirë” në një vend, sigurisht që idetë inonative dhe rrjetet sociale janë ilaçi më i mirë për të mbushur ditët dhe për të mbajtur kontakt me këtë lojë të mrekullueshme.Kështu, faqja e të gjithëve milansitëve në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni të Veriut, Milan Club Albania, komuniteti kuqezi i njohur edhe nga klubi, ka organizuar këto ditë lidhje direkte me kolegë të ndryshëm gazetarë të besimit milanist.

Mes temave, sigurisht rinovime dhe merkato, teksa drejtori i RadioRssonera, Pietro Bolzano Prota, ka qenë në lidhje direkte me themeluesin e faqes që numëron mbi 300 mijë ndjekës, Elton Guranjaku.Mes temave, rinovimi i Donnarummas, e ardhmja e Rebic dhe Thiago Silva. Pyetje të cilave drejtori i RadioRossonera iu përgjigj, teksa thuajse 4000 tifozë ndoqën bashkëbisedimin live.

Donnarumma? Besoj se në fund do të qëndroje te Milan. Lojtari ja ka bërë të ditur dhe Raiolas dëshirën e tij edhe pse me Raiola është vështirë të negociosh për kontratat.Rebic? Lojtari kërkon të qëndrojë dhe klubi është i kënaqur me kroatin, besoj se Milan do ti bëjë një oferte klubit gjerman për ta blerë përfundimisht sulmuesin.Thiago Silva? Lojë e agjentit më shumë kur përmend kuqezinjtë, Thiago qëndron te PSG pasi ka një kontratë prej 12 milionë euro ne sezon atje