Pas komepticioneve kombëtare, do të kthehet edhe Champions League.Juventus do të duhet të luajë ndeshjen e kthimit të 1/8-ave kundër Lyon dhe ndeshja do të luhet 7 gushtin e ardhshëm në Torino. Lajmin e ka dhënë Jean-Michel Aulas, presidenti i Lyon, për RTL Francë: “Ndeshja kundër Juventus-it është konfirmuar për më 7 gusht, në Torino me dyer të mbyllura”, ka thënë ai.
“Nëse kërkesa për të anuluar mbylljen e Ligue 1 nuk do të marrë përgjigje pozitive, Lyon dhe PSG do të masakrohen nga skuadra që do të kenë një përgatitje fizike më të mirë se ne”.