Federata e Futbollit ka organizuar ditën e sotme përmes një video-konference një takim me presidentët e klubeve të Kategorisë së Dytë, me të dyja grupet përkatëse ku u diskutua mbi rifillimin e garës për këtë ligë.
Kjo iniciativë e FSHF-së u drejtua nga Sekretari i Përgjithshëm Ilir Shulku, i cili i sqaroi të pranishmit me komunikimet e deritanishme me përfaqësuesit e Ministrisë së Shëndetësisë dhe detaje në lidhje me protokollin që do të përdoret. Drejtuesit e klubeve morën përsiper zbatimin e tij në praktikë.
Gjatë takimit u shpjegua dhe kalendari që duhet të ndiqet ku dhe u dakortësua që kampionati për këtë kategori të rifillojë në datën 7 qershor 2020.