Rinis futbolli në Bullgari! Ditën e sotme, Federata Bullgare e Futbollit ka lajmëruar se nga mesi i majit do të rinisin stërvitjet dhe në datën 5 qershor kampionati.
Do të zhvillohen dy javët e fundit të sezonit të rregullt dhe më pas play-off në ndeshje direkte, me pesë ndeshje në ndryshim nga dhjetë.“Mungesa e publikut – bën me dije federata – eliminon avantazhin vendas”. Përfundimi i sezonit parashikohet për 11 korrik. Fillimi i sezonit pasardhës më 25 korrik. Në mes, 22 korrik, do të zhvillohet Superkupa e Bullgarisë.