Manchester United, PSG dhe Real Madridi. Kjo mund të jetë lista e klubeve të interesuara për Sergej Milinkovic-Savic. Në javët e fundit ka shumë thashetheme për transferimin e mundshëm të serbit të Lazio. Lajmi i fundit vjen nga Spanja. Sipas portalit “Fichajes”, ylli bardhekaltër është i zgjedhuri i Zidane për të përforcuar mesfushën e Realit.
Në fakt, mësohet se të bardhët e kanë ndjekur Sergej për disa viote. Trajneri francez e ka identifikuar atë si përforcimin ideal për sezonin e ardhshëm. Kostoja? Menaxhmenti i “Los Blancos” është i bindur se çmimi i serbit do të bjerë për shkak të krizës së “Coronavirus”. Pritshmëritë janë jo për 100 milionët e kërkuara nga Lotito (padroni zikaltër vështirë se do të bëjë zbritje), po për një shumë më të vogël, rreth 60 milion euro.
Igli Tare, ditët e fundit, në një intervistë për “Sky”, ka lënë gjithcka hapur sa i përket merkatos: “Ne do të shohim. Në rast të një transferimi, klubi dhe lojtari do të duhet të jenë të kënaqur”. Ekziston një lidhje e shkëlqyeshme midis Sergei dhe Lazio. Deri më tani, shitja e tij nuk është në plane. Në fund të sezonit do të diskutohet përsëri.