12 milion euro në sezon dhe një kontratë 5-vjeçare, ky është akordi që drejtuesit e Barcelonës kanë arritur me Lautaro Martinez. Dëshira e lojtarit për të luajtur përkrah Leo Messit nuk ka qenë kurrë një sekret, në Spanjë e bëjnë të sigurt arritjen e marrëveshjes, por për të hedhur të zezën mbi të bardhë duhet gjetur akordi edhe me Inter.

Katalunjasit e kanë të vështirë të paguajnë klauzolën e tij të largimit, 111 milion euro, për këtë arsye kërkojnë nga Inter një skonto të vogël, të pranojnë përfshirjen e ndonjë lojtari në tratativë, gjithsesi në çdo rast, oferta kesh nuk duhet të zbres poshtë 90 milion euro. Me Martinez që duket një çështje thuajse e kryer, Barcelona do të kujdeset të mbyll edhe marrëveshjen me Pjanic.

Sipas të përditshmes spanjolle “Mundo Deportivo”, njeri kyç në këtë transferim pritet të jetë Ousmane Dembele, me sulmuesin francez i cili ka shprehur dëshirën e tij për tu transferuar në Torino. Pas refuzimit të Arthur dhe mos dakortësinë e Barçës për të përfshirë në negociata Ansu Fati, Dembele mbetet opsioni më i mirë për të gjetur një kompromis me Juven. Barcelona është dakord të lë të lirë Demebele, lojtar për të cilin investuan 105 milion euro për t’ia marrë B.Dortmund.