Pasi Policia e Kosovës u kërkonte 22 euro kamionëve nga Shqipëria dhe karantinë një javë shqiptarëve, ka ardhur edhe reagimi nga Hashim Thaçi. Me tone të ashpra, Presidenti i Kosovës ka su lmuar kryeministrin në detyrë, duke e cilësuar si uzu rpator të zyrës. Thaçi shkruan se Albin Kurti me veprime absurde ia ka hequr taksat Serbisë dhe ia ka vendosur kamionëve nga Shqipëria.

Postimi i plotë: Albin Kurti derisa ka hapur krahë më krah kufirin me Serbinë, për të hyrë kushdo, pa asnjë procedurë si në bahçe të babës, ai nga zyra e uzurpuar sot ka urdhëruar dhe keqpërdorur Policinë e Kosovës. Ai padrejtësisht dhe kundërligjshëm sot ka urdhëruar policinë që të gjithë qytetarët e Shqipërisë që hyjnë në territorin e Kosovës, përpos vonesave procedurale, të dërgohen shtatë ditë në karantinë për të pritur testimin për COVID-19. Po ashtu, me veprime shtesë, ai ka urdhëruar që automjetet transportuese që hyjnë nga territori i Shqipërisë në emër të dezinfektimit të ngarkohen me taksë të veçantë, duke rënduar edhe më shumë lëvizjen e lirë dhe qarkullimin e mallrave.

Ky është absurditet! Hapet me Serbinë dhe e mbyllë Kosovën nga Shqipëria. I heq taksën Serbisë dhe ia vë Shqipërisë. Ky është predikuesi i bashkimit kombëtar! Në fakt, këto veprime janë shqelmat e fundit të Kurtit nga zyra e uzurpuar! HTH