Tejkalon shifrën 3.5 milionë numri i personave në mbarë botën që janë shëruar pas diagnostikimit me koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency.
Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon informacionet më të fundit mbi pandeminë, deri më tani në botën betejën me COVID-19 kanë arritur ta fitojnë 3.537.869 persona.
Vendet me numrin më të lartë të të shëruarve janë SHBA (773.505), Brazili (325.602), Rusia (230.688), Gjermania (170.200), Italia (166.584), Turqia (141.380), Irani (136.360), India (129.215), Kili (95.631) dhe Peruja (89.556).
Pas shfaqjes për herë të parë në qytetin Wuhan të Kinës, COVID-19 u përhap në mbarë botën duke u shndërruar në pandemi. Në të gjithë botën, nga COVID-19 kanë hum bur jetën 407.320 persona, ndërkohë shifra e rasteve ka arritur në 7.164.880.