Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj ka bërë me dije se qeveria ka marrë 4 vendime për Rindërtimin. Sot zyrtarisht ka filluar programi i granteve apo pagesave direkte për banesat apo pallatet e dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit. Ahmetaj thotë se përfitojnë 27 pallate dhe 1174 banesa të dëmtuara në nivelin DS1, DS2, DS3. Totali i fondit është 512 milionë lekë dhe do u jepet familjeve nga nesër në mëngjes dhe më pas ato mund të bëjnë rikonstruksionet vetë ose me ndihmën e Bashkisë.

”Kaluam 4 vendime për Rindërtimin. Arritje të qenësishme në 5 muaj për qytetarët në zonat e dëmtuara që na kalojnë në stadin. Ne fillojmë sot zyrtarisht programin e granteve për Shijakun. Pagesa direkte për familjet, për banesat e dëmtuara të shkallës DS1, DS2, DS3. Punimet e të cilave qytetarët mund t’i bëjnë vetë apo dhe me bashkitë dhe qeveria i subvencionon në bazë të aktit normativ. Siç e mbani mend në shkurt aplikuan tek ”Shtëpia Ime” familjet e dëmtuara. Bashkitë janë treguar të kujdesshme dhe kanë zgjedhur fituesit ndërsa listat vendosen në këshillin bashkiak. Shijaku e ka përfunduar me sukses këtë. Ndërkohë presim nga Tirana, Durrësi, Kavaja dhe Kurbini të përfundojnë procesin e vlerësimit. Në Bashkinë e 1174 banesa individuale dhe 27 banesa kolektive pra pallate që përfitojnë nga grantet.

Qeveria ka mirtuar 513 milionë lekë i cili i kushtohet bashkisë shijak për vitin 2020. Maksimumi nga mëngjesi i së premtes fillonfirmosja e pagesave. Qytetarët dhe familjet përfituese përfitojnë sipas kërkesës në llogaritë e tyre. Jemi në një diskutim me donatorët për të marrë pjesë në programet e rindërtimit, pra grantet. Sepse donatorët janë në programet e rindërtimit të shkolleve, infrastrukturën komunitare apo komplekset urbane në Durrës apo Laç. Në ditët në vijim presim finalizim dhe në Kurbin. Të gjitha Bashkitë e tjera të shpejtojnë procesin e vlerësimit. 70 milionë dollarë do të jepen në vazhdimësi me Shpalljen e zonës së re për zhvillimin e Durrësit, tek parku arkeologjik, si njësi zbatuese. është vendim i rëndësishëm. është ndihmë dhe nga 150 milionë euro nga BE, 50 milionë do jenë brenda 2 muajsh në proces negocimi për gjithë zonën e dëmtuar në ato pika ku kemi objekte të trashëgimisë kulturore, 65 milionë euro në shkolla, 50 milionë euro në trashëgimi kulturore. Këtu përfshihet parku i Durrësit, kalaja e Durrëst.”- tha Ahmetaj.