Kryeministri Edi Rama shprehet se nuk ka 15 kushte për anëtarësimin në Bashkimin Evropian, por shumë më shumë. Rama shkruan në Twitter se kush kapet pas numrit 15, do të mbetet në opozitë. Ai ironizon duke thënë se 7 herë 7 nuk bëjnë 42 në asnjë vend të botës.
“Po mirë, kur paska 15 kushte për nisjen formale të negociatave për anëtarësim, për çfarë duhej kjo rezoluta e partive aleate të PD në Parlamentin Europian që u votua pa konsensus? E pra, nuk ka 15 kushte për uljen në tryezë me BE, sepse 7X7 s’bëjnë 42 në asnjë vend të botës!
Dhe nëse pastaj kjo 15-ta duhet për politikë e prandaj bashkohen kushtet e fillimit me ato të vijimit, atëherë nuk janë 15 po janë 15X100 kushte më shumë për t’u plotësuar deri ditën e anëtarësimit! Po një gjë është e sigurtë: Këta që kapen pas kësaj 15-ës do mbeten në opozitë” – shkruan Edi Rama.