Sadik Zeqiri, 80-vjeçari nga Tropoja, i cili prej një jete merret me blegtori, nga mbështetjen e Skemë Kombëtare ai dhe familja e tij ndërtuan një fermë të re blegtorale. Kryeministri Edi Rama, ka publikuar këtë të diel historinë e Sadik Zeqirit, të cilin e quan një shembull kuptimplotë për të gjithë.
“Sadik Zeqiri, 80-vjeçari nga Tropoja është fuqia e shembullit për të gjithë, jo thjesht pse nuk e ka lënë asnjë ditë punën si blegtor, por sepse asnjë ditë s’ka reshtur së kërkuari suksesin në punën e tij, i cili me financim të qeverisë shqiptare, nga Skema Kombëtare e mbështetjes, 80-vjeçari dhe familja e tij sot i kanë dhënë formë një ferme të re blegtorale, shembull kuptimplotë për të gjithë”,- tha Rama.
Frida Krifca, drejtoreshë e AZHBR, bënë të ditur se në qarkun e Kukësit janë investuar 3.2 milionë euro. “AZHBR, që prej krijimit të saj ka financuar rreth 87 000 projekte me vlerë financimi mbi 100 milionë euro. Në qarkun e Kukësit kemi mbështetur 2 400 projekte, me vlerë financimi rreth 3.2 milionë euro. Financimet kanë qenë të natyrave të ndryshme, bimë medicinale, blegtori, ndërrim plastmasa…etj”,- tha Krifca.
Ajo sqaroi se ferma blegtorale e zotit Zeqiri ndodhet në fshatin Tpla të Bajram Currit dhe është mbështetur nga skema kombëtare për mbështetjen e bujqësisë. “Është një investim për fermë blegtorale, ku mishi i gjedhit përdoret për shitje. Jemi në Tplas, ku është shtrirë në fushë prej 600 hektarësh dhe në atë të kësaj fushe është dhe ferma blegtorale e zotit Zeiqiri”,- tha Krifca.
“Kemi nisur me bagëtitë e imta fillimisht dhe kemi mbërritur këtu tani. Kam mbi 2 000 krerë bagëti. Nga ora 8 e mëngjesit dhe deri në darkë merrem me këtë punë. Prej sa çohem në mëngjes, hap derën e sallës dhe kontrolloj situatën. Pasionin e kam pasur që fëmijë. Pasioni për blegtorinë që fëmijë. Viçin vjen e merr tregtari me automjetin e tij dhe e merr 7 muajsh. Këto tregtohen në Tiranë, Shkodër, Bajram Currë, tregu është i gjerë. Kemi modernizuar sallën, e cila nuk ka qenë në këtë formë që është sot. Kjo është me standarde moderne. PO ashtu kemi vendosur kamerat dhe monitorojmë 24 orë situatën në sallë. “,- tha Zeqiri.