Lautaro Martinez aktualisht është numri një, më në fokus tek Interi. Kjo për shkak të zërave të merkatos, që me javë të tëra, me mjaft këmbëngulje e dërgojnë te Barcelona e Messit. Pastaj, argjentinasi po përflitet edhe për performancën jo në standardet e tij në Kupën e Italisë. Sot, e fejuara e tij, Agustina Gandolfo, është gjithashtu në qendër të vëmendjes. Modelja u “sulmua” nga një fans në Instagram, i cili e qortoi për “tonet” e një blogereje të modës, që kishte pasyruar në statusin e fundit:

“Oh, jo! Edhe ju mund të jeni një blogere mode tani? A nuk ju mjaftojnë paratë që fiton i dashuri juaj?” Agustina, e cila vështirë se ekspozohet me intervista apo statuse dhe përgjigje në rrjetet sociale, u zemërua dhe reagoi thatë: “Mos shiko, nëse nuk të pëlqen. Mund ta provosh edhe ti”.