Aktorja e famshme turke Nisa Sofiya, e cila preku zemrat e mijëra personave në të gjithë botën me filmin “Mrekullia në qelinë nr.7”, përmes komenteve në Instagram ka treguar se e do Kosovën edhe Shqipërinë dhe se do shumë që t’i vizitojë të dyja vendet.Tashmë, vogëlushja numëron shumë fansa nga trojet shqiptare, të cilët nuk hezitojnë edhe t’i shkruajnë në rrjete sociale.
Një prej fansave e pyet aktoren se çfarë mendimi ka për Ylli Limanin dhe Tunën, ndërsa aktorja i përgjigjet se i do shumë ata, por i do shumë edhe Kosovën dhe Shqipërinë.Ajo ka treguar se kënga e preferuar e saj në shqip është “A don hala”, e kënduar pikërisht nga Ylli Limani dhe Tuna.