Kryeministri i ri i Kosovës Avdullah Hoti, pas marrjes së postit është shprehur se ka prioritet luftën kundër pandemisë dhe rimëkëmbjen e ekonomisë. Përmes një postimi në Facebook, theksoi se në plan afatgjatë kabineti i tij u zotua për zhvillim ekonomik, forcimin e shtetit ligjor, avancimin e demokracisë, luf timin e dukurive negative, veçmas kr imit dhe korrupsionit.
Postimi i plotë
”Që në ditën e dytë të punës e miratuam Programin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për vitet 2020 – 2023! Prioritet i imi mbetet lufta kundër pandemisë nga COVID19 dhe rimëkëmbja e ekonomisë. Hapi i parë konkret në këtë drejtim është vendimi i marrë sot që t’i kërkojmë Kuvendit të Kosovës tejkalimin e përkohëshëm të rregullave fiskale, që të mund t’i dalim në ndihmë bizneseve dhe familjeve në nevojë të prekur nga pandemia.
Në plan afatgjatë kabineti im u zotua për zhvillim ekonomik, forcimin e shtetit ligjor, avancimin e demokracisë, luf timin e dukurive negative, veçmas kri mit dhe korrupsionit. Qeveria që udhëheqi unë merr përgjegjësi të plotë për të çuar përpara dialogun me Serbinë, në bashkëpunim me BE.