Me 61 vota, 1 abstenim, deputetët e Kuvendit i thanë “po” qeverisë së re të udhëhequr nga Avdullah Hoti i LDK-së. Në këtë seancë nuk kanë marrë pjesë deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje. Hoti e ka prezantuar kabinetin e tij qeveritar, me gjithsej katër zëvendëskryeministra dhe 18 ministra. Hotit iu hap rruga për formimin e Qeverisë pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila i dha të drejtë dekretit të presidentit Hashim Thaci për mandatarin e formimit të Qeverisë. Lëvizja Vetëvendosje, si fituese e zgjedhjeve të 6 tetorit të 2019-ës, nuk e ka pranuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese, duke kërkuar që vendi të shkojë në zgjedhje të reja.

Emrat e kabinetit të qeverisë Avdullah Hoti- Kryeministër Besnik Tahiri – Zëvendëskryeministër i parë Driton Selmanaj – Zëvendëskryeministër Albulena Balaj – Zëvendëskryeministre Goran Rakiq – Zëvendëskryeministër dhe Ministër i pushtetit Lokal Hykmete Bajrami – Minsitre e Financave Besian Mustafa – Ministër i Bujqësisë Vlora Dumoshi – Ministre e Kulturës Agim Veliu – Ministër i Brendshëm Anton Quni – Ministër i Mbrojtjes Arban Abrashi – Ministër i Infrastrukturës. Armend Zemaj – Ministër i Shëndetësisë Blerim Kuqi- Ministër i Ekonomisë Meliza Haradinaj – Ministre e Politikës së Jashtme Selim Selimi – Ministër i Drejtësisë Ramë Lika – Ministër i Arsimit Skënder Reçica- Ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale Vesel Krasniqi – Ministër i Tregitsë dhe Industrisë Enis Kercan – Minisër i Zhvillimit Rural Dalibor Jevtiq – Ministër për Kthim dhe Komunitete.