Sekretari i Përgjithshëm i PS-së Taulant Balla ka dalë në mbështetje të punonjësve të kompanisë “Rozafa Fish” të cilët sot kanë protestuar pas deklaratave të disa banorëve të zonës që akuzuan kompaninë se kërkon t’iu marrë tokat dhe po iu dëmton të mbjellat.Balla e cilëson një sulm të turpshëm të PD-së dhe rast të përsëritur të politikë se haraçit, duke akuzuar ish-deputetin demokrat, Luçiano Boçi.
Sipas Ballës, kjo lloj qasje anti-shqiptare duhet të ndalojë menjëherë.
“Photo of the Day: Sulmi i turpshëm politik i Partisë Demokratike ndaj kompanisë Rozafa, është rast i përsëritur i politikës së haraçit të sojit “Lucky” Luçiano. Në këto kohë të vështira kur çdo prodhim “made in Albania” duhet mbrojtur, kjo lloj qasje anti-shqiptare e lidershipit rrugë-humbur të PD që gënjen ditën për diellë duhet të ndalojë menjëherë”, shkruan Balla.