Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë një takim me pronarët e bizneseve të vogla në njësinë nëntë të kryeqytetit i ka premtuarse lekët e taksave që paguajnë do t’i marrin mbrapsht.

“Të gjitha shtetet, edhe Kosova po i vazhdon subvencionet ndaj bzinesit, përndryshe do të zhytet gjithçka. Po u zhytët ju, u zhyt punësimi, u zhyt konsumi, pastaj ekonomia futet në një cikël që nuk e merr dot veten. Do të vazhdojmë të jemi zëri juaj dhe, së shpejti, edhe mbështetja juaj. Duhet patjetër të keni ndihmë nga shteti. Qoftë me anulimin e taksave, qoftë me mbështetjen për pagat. Këtë po bëjnë të gjithë. Ato lekë që kemi, duhet t’i çojmë në mbështetje të biznesit.”- tha Basha.

Pronarët e bizneseve të vogla, me të cilët u takua kryetari Basha, sipas njoftimit zyrtar të PD-së, pohuan rënien drastike të konsumit. “Disave u dhanë mbështetje, disave jo. Kërkova lekë borxh për të mos hequr njerëzit nga puna”- tha pronarja e një lokali. “Është fshehur leku” – u shpreh një tjetër, duke vënë në dukje pasojat e mungesës së ndihmës nga qeveria. “Xhiro ka rënë shumë, kam patur 4 punëtorë, por 2 i hoqa, me keqardhje”- tha pronari i një lokali në qendër të Tiranës.

Kur tregtarët bëjnë llogaritë, kuptohet se qeveria jo vetëm ka dhënë një pagesë qesharake, por edhe i ka vjedhur më shumë. “E kisha të mbyllur dyqanin 2 muaj, por fatura e dritave më erdhi afrofe 50 mijë lekë, pa e hapur asnjë ditë”, tha një tregtar. Ndërsa në tjetër që kishte pagesën 400 mijë lekë për 3 muaj tha se vetëm qeranë mujore e ka 700 mijë lekë. “Nuk e di, jam e falimetuar. Kam një vit që jap qera kot”- u shpreh e dëshpëruar një zonjë, e cila mori një premtim nga kreu i opozitës.

“Mos u dorëzo, së shpejti do ta ndryshojmë. Lekët e taksave që paguani, do t’i merrni mbrapsht ju, jo oligarkët. Xhiro tek 4 veta shkon dhe këtë ua kanë vënë për të shkuar njerëzit tek qendrat tregtrare, jo tek ju. Taksat në qiell, ndihma zero. Do ta ndryshojmë. Do të heqim edhe trarët e taksave, të çmimeve të larta e të energjissë e të naftës dhe do t‘ia heqim inspektorët nga qafa biznesit”.- theksoi kreu i opozitës gjatë bashkëbisedimit më bizneset e vogla në njësinë numër 9.