Ambasadorja e SHBA ne Tirane, Yuri Kim, dhe Kreu i PD, Lulzim Basha, duke dale pas nje takimi te mbajtur ne seline blu, ku Basha premtoi se Reforma Zgjedore do te perfundoje brenda dates 31 maj./r/n/r/nUS Ambassador to Tirana, Yuri Kim, Leader of the Democratic Party, Lulzim Basha, come out after a meeting held in the blue headquarters, where Basha promised that the Electoral Reform will be completed by May 31st.

Nga Altin Ketro/

Depolitizimi dhe departizimi i komisioneve zgjedhore u hoq si kriter për zgjedhjet e vitit 2021, duke e lënë si mundësi për zgjedhjet e mëpasshme. Por, kjo risi nuk ishte thjesht një kërkesë e OSBE-ODIHR-it. Nuk ishte as thjesht një dëshirë e Partisë Socialiste. Ishte një domosdoshmëri e kohës që jetojmë.Shqipëria kishte një rast të shkëlqyer që pas 30 vitesh të shkëputej nga komisionerët e politizuar deri në militantizëm të sëmurë, që për partinë “therin edhe fëminë”.

Është një trishtim i madh që kur pret që mendjet e hapura të vijnë nga pjesa opozitare, fatkeqësisht ishte ajo që këmbënguli deri në fund për t’i mbajtur komisionet kështu siç janë.Akoma më e dhimbshme bëhet situata kur Partia Demokratike, alternativa politike për të sfiduar qeverinë, me zërin e kryetarit të saj mendjeshkurtër, po e kthente çështjen e përbërjes së komisioneve zgjedhore në një proces rrezikimi të integrimit të Shqipërisë.

Kryedemokrati Basha shfaqi një mungesë të theksuar respekti deri në fyerje, ndaj administratës publike, ekzaktësisht nëpunësve civil. Këta janë niveli më i lartë e më i përgatitur në aspektin teknik të administratës shqiptare, që mbrohen me një ligj special dhe që janë nën monitorimin e BE-së për çdo shkarkim e çdo rekrutim.Lulzim Basha i quajti ata “njerëz të Ramës, të padenjë e të pabesueshëm për të administruar një proces zgjedhor”. Ndonëse 2 nga 3 nëpunës kanë qenë në punë edhe gjatë administratës së Partisë Demokratike, sërish kjo parti nuk ka besim që ata e kryejnë detyrën konform ligjit.

Sa herë e kemi diskutuar çështjen e depolitizimit të komisioneve zgjedhore, kemi pasur parasysh që më në fund Shqipëria të kishte një trupë elitë që të kryente një proces administrimi e numërimi me cilësi e në kohë rekord.Gangrena shumëvjeçare ku 1.5 milionë vota duhet 10 ditë që të numërohen, do të merrte fund nëse kjo gjë do kryhej nëpër qendrat e votimit nga njerëz pa ngarkesë politike dhe që i dinë mirë ndëshkimet drastike që kanë nëse tentojnë të devijojnë nga ligji.

Partia Demokratike këmbënguli që komisionet zgjedhore t’i kemi sërish në përbërje me dallkaukë politikë, ku një pjesë nuk dinë të shkruajnë as emrin e vetë, që për ligj njohin vetëm urdhërat e partisë që i vijnë me mesazh në celular.Komisionerë që kur shohin se partia e tyre po pëson disfatë, bëjnë sikur u lodhën, sikur u vjen për të ngrënë, sikur u vjen gjumë, sikur…., pafund sebepe si e si për të vonuar e stërgjatur procesin e numërimit, për t’i dhënë më pas shkak partisë së tyre që të tensionojë situatën politike me qëllim delegjitimimin e procesit.

Kushdo që sheh që Lulzim Basha thërret ”fitore” rreth kësaj çështje; kur një ish-deputet pëdëist, i dënuar me 1 vit burg për komplotin “Babale”, shfrytëzon hapësirën televizive për të akuzuar njësoj si lideri i tij nëpunësit civil dhe po aty deklaron pa teklif se “ditën e zgjedhjeve do përdor personalisht drurin”, bindet që mentaliteti i drurit është arsyeja pse Partia Demokratike nuk heq dorë nga komisionerët politikë.Drurin kanë në mendje, drurin kanë në karakter, drurin kërkojë, prandaj “drurin” politik kanë për të marrë sërish nga elektorati shqiptar në vitin 2021.(TemA)