Nga Edison Ypi/

Sali Berisha i bën Edi Ramës një kompliment bajagi të madh kur e krahason me Esat Toptanin. Vetëm historiografia e Diktaturës e lidhur ngushtë me interesat e Serbisë në dëm të fateve të Shqipërisë e cilëson Esat Toptanin tradhëtar dhe Avni Rustemin hero.Gjithkush tjetër e ka të qartë se Esat Toptani ishte një Bej dhe Pasha i madh i kohës së vet, ndërsa Avni Rustemi një halabak, një rrugaç, një llapaqen kafenesh, një vrasës me pagesë.