Zëvendëskryeministri Erion Braçe i përgjigjet kryetarit të PD-së Lulzim Basha në lidhje me deklaratat e tij se punonjësit nuk kanë marrë “pagën e luftës”.
“Tre rroga paguar qindarkë me qindarkë. Boll i dhatë zë ushkurit. Quajini luftë apo paqe, si te doni, u paguan edhe pse njerëzit kanë një muaj në punë. Ndihmë e drejtpërdrejtë për cilindo që ishte në një pune të ligjshme dhe u ndal prej pandemisë”, u shpreh Braçe.
“Unë nuk pres nga Lulzim Basha që në 2 muaj të gjej qoftë edhe një punëtor që të ketë marrë jo tre, por një pagë. Fare! Nuk ka mend për kaq. Mashtruesi duhet të gënjejë pa fund dhe në mënyrë totale. Nuk do e bëj as të publikoj emrat e personave që më çojnë mesazhet me tre rrogat e marra njëra pas tjetrës. Jam i lumtur që i morën dhe një pjesë e mirë i janë rikthyer punës. Por sot dëgjova në mëngjes një mashtrues qe thotë se vjen nga “shoqëria” e se është “i pavarur”. Dështak, me një shitore të falimentuar dy vite më parë, pra i çregjistruar në QKB, vë në dyshim rrogat e paguara, politikën fiskale gjithnjë në lehtësim për biznesin e vogël dhe e bën me kompetencën e mashtruesit më sipër. Janë njësoj, të shohin në sy e të gënjejnë. Njëri si politikan, tjetri si ushkur i politikanit. Partia e Punës kishte rripat e vet e me to ndërtoi një shoqëri të rreme. Partia e Bashës ka korruptuar çdo zë, i bën hem qorra e hem shurdhë, ju ka lënë veç gojën që këndon siç Basha i partisë do. Ky lloj korruptimi është me i poshtri, zë hapësirën, të merr frymën”, shprehet Braçe.