Zv. kryeministri Erion Braçe ka ftuar sot qytetarët që të vizitojnë Divjakën, konkretisht Lagunën e Karavastës. Braçe i udhëzon qytetarët për rrugën që të çoj në Manastirin e Ardencës në Kolonjë dhe kishës së Karavastasë në Divjakë. Ai u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të çohen, të dalin, nëse janë në kafe, sepse është e diel një nga ditët e mira të Zotit!

Postimi i plotë i Braçes: Diell ka përsëri, vapa sapo ka nisur; Kështu që përfito edhe një herë e bëje të dielën tënde ndryshe! Vizito dy pasuri të jashtëzakonshme të religjionit e kulturës shqiptare,qytetërimit tonë; Sa të të ngrihen nervat ne Palasë e Jalë me sqetull-çantat apo shikime-vëngërit, më mirë mbush shpirtin, mendjen, në manastirin e Ardenicës dhe kishës së Karavastasë. Dëgjo, mëso, shiko, pyet e merr përgjigje, ndiz një qiri për vete e të dashurit e tu! Më beso është krejt tjetër gjë!Nise në manastirin e Ardenicës në Kolonjë/Lushnje, të çon autostrada aty, ngjitu sipër në një kodër pishash dhe e dallon lehtësisht nga arkitektura; Pastaj kthehu pas, tek Pushimi i Shoferit merr majtas drejt deri ne fshatin Gur, aty merr majtas përsëri e vijon drejt për në Karavasta/DIVJAKE, rruga të çon vetë deri tek kisha e kuqe e Shën Thanasit! Qetësi, paqe, histori, art, qytetërim, BESIM I FORT NE ZOT qysh para 250-300 vitesh! Nuk janë fshatra, por gjurmët jetike të qytetërimit tonë! Pra, veç detit, lagunës, parkut, kodrave të pyllëzuara e me liqene plot, shkoni dhe në kishat tona! Nuk je vonë tani,
për një orë je në Kolonjë dhe nga aty Karavastaja e Divjaka është gjysmë ore larg! Çohu e dil, nëse je në kafe, nisu, është e diel, një nga ditët e mira të Zotit!