Bundesliga gjermane shënoi një rënie të lehtë të të ardhurave nga të drejtat televizive për periudhën 2021-2025 nga 1.16 miliardë euro në 1.1 miliardë euro për sezon.
Ai që e konfirmoi këtë ishte vetë presidenti i Ligës Gjermane të Futbollit, Christian Seifert në një konferencë për shtyp të mbajtur ditën e hënë teksa foli për arritjen e një marrëveshjeje të re në këtë aspekt.
Shifra totale e të ardhurave të Bundesligës nga të drejtat televizive për këtë periudhë është 4.4 miliardë Euro dhe bëhet fjalë për rënien e parë të tyre që nga viti 2002, ndërkohë që në marrëveshjen e re për të drejtat televizive nuk figuron Amazon me Sky dhe DAZN që ndajnë sfidat e kampionatit mes tyre. Seifert tha se kjo kontratë mund të përbëjë një trend të ri në vlerën e transmetimit të eventeve sportive pas pandemisë koronavirus. Ai e krahasoi akordin me ata të Ligave më të rëndësishme në Evropë.
Bundesliga gjermane ishte kampionati i parë nga 5 ligat më të rëndësishme të kontinentit evropian që u rikthye në fushat e lojës pas pandemisë në 16 maj me Ligën gjermane të futbollit që u justifikua se ishte një lëvizje që u bë pasi klubet kishin nevojë për të ardhurat nga të drejtat televizive, që do t’i kishin humbur nëse sezoni do të anulohej përfundimisht