Ministri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj ka bërë me dije se ka zhvilluar një bisedë telefonike me ministren e Punëve të Jashtme të Spanjës, Arancha González Laya, ku ndër të tjera u ra dakord edhe për vijimin në terma teknikë për mbylljen e një varg marrëveshjesh në shërbim të forcimit të bashkëpunimit dypalësh.

“Sot zhvillova edhe një bisedë telefonike me Ministren e Punëve të Jashtme të Spanjës, Arancha González Laya”, shprehet Cakaj.

“Biseduam gjerësisht për masat e marra në luftën kundër COVID-19 dhe për rimëkëmbjen e shpejtë ekonomike. Po ashtu, folëm edhe për rëndësinë e përmbushjes së të gjitha detyrimeve para Konferencës së Parë Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian. Falënderues për mbështetjen e Spanjës për çeljen e bisedimeve me Shqipërinë për anëtarësim në BE”, tha Cakaj.

“U pajtuam që të shterojmë bisedat e nevojshme teknike, për të mbyllur një varg marrëveshjesh në shërbim të forcimit të bashkëpunimit dypalësh!” – u shpreh ai.