Ministri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, gjatë vizitës në Medvegjë u takua me këshilltarët komunalë shqiptarë dhe drejtuesin e Grupit Qytetar “Të gjithë për Medvegjën”, Muharrem Salihu.

Në takim u diskutua mbi nevojat e shqiptarëve në Medvegjë, rëndësinë e punës së përbashkët në ngritjen e problemit të rëndë të pasivizimit të adresave dhe domosdoshmërinë e përpilimit të një strategjie afatgjatë në shërbim të ruajtjes së faktorit shqiptar në Luginën e Preshevës.

Gjithashtu, Ministri në detyrë Cakaj vizitoi edhe disa shkolla, ndërmarrje dhe qendra të tjera në Medvegjë, të rëndësishme për zhvillimin e jetës së shqiptarëve që jetojnë në atë zonë.