Ministri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ka uruar sot përvjetorin e çlirimit të Kosovës. Cakaj nëpërmjet këtij urimi shprehu nderime për të rënët në luftë, si dhe falënderime për punën që NATO dhe ShBA kanë kryer në Republikën e Kosovës.
“Urime edhe një përvjetor më shumë çlirimi, Kosovë! Gjithë rrugëtimi yt historik me sakrificat me të pashembullta qoftë gjithmonë burim frymëzimi për të të dashur çdo ditë e më shumë e krejtësisht në mënyrë të veçantë”, u shpreh Cakaj.
“E, po, patjetër: sot nderim për të rënët në fushën e lavdisë, falënderim për NATO-n e ShBA-të për punën përtej kufijve e të besueshmes për t’ia dhënë historisë drejtësinë dhe, gjithsesi, përkushtim edhe më i thellë për ta parë Republikën në majat më të larta të demokracisë, mirëqenies e zhvillimit. Të dua!”, theksoin Cakaj në urim.