Legjenda e Real Madrid, Iker Casillas, ka zgjedhur dy lojtarët më të mirë të historisë së klubit madrilen. Në një intervistë të dhënë për AS, ai ka thënë: “Cilët janë tre lojtarët më të mirë të historisë së Real Madrid? Nuk janë tre, por vetëm dy. “Do të përmend vetëm dy: ‘don’ Alfredo di Stefano dhe Crisitano Ronaldo”, ka thënë pa u menduar spanjolli. Një mendim i rëndësishëm, ky i Casillas, që ka qenë një lojtar i Real Madrid nga 1998 në 2015, duke fituar 5 herë La Liga-n dhe 3 herë Champions League.
Di Stefano dhe Cristiano Ronaldo kanë luajtur respektivisht me madrilenët n ga 1953 në 1964 dhe nga 2009 në 2018. Portugezi është bërë golashënuesi më i mirë në historinë e klubit me 450 realizime në 438 ndeshjes. Di Stefano, nga ana tjetër, është i treti me 308 gola në 396 ndeshje.