Administrata Tatimore i rikujton të gjithë tatimpaguesit, të cilët nuk kanë plotësuar ende kërkesën për përfitim të ndihmës financiare, për punonjësit e tyre, se afati i aplikimit online, pa penalitet, përfundon më 5 qershor 2020. Në rast të moskryerjes së aplikimit, pas datës 5 qershor 2020, çdo subjekt që nuk ka plotësuar kërkesën, për punonjësit e punësuar apo ish të punësuar, që plotësojnë kriteret për përfitim të ndihmës financiare, ndihmë e Qeverisë shqiptare, do të dë nohet me g jobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë, në zbatim të Aktit Normativ “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID -19”.
“Të gjithë tatimpaguesit, të cilët i kanë trajtuar me pagë të plotë të punësuarit apo ish-të punësuarit e tyre, nuk do jenë subjekt i këtij penaliteti”, njoftoi DPT. Tatimpaguesi duhet që të plotësojë formularin e ankesës, bashkëlidhur këtij njoftimi, brenda datë 5 qershor 2020, dhe ta ngarkojë atë në menunë “Çështjet e Mia”, në llogarinë në e-filing. “Brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga data e komunikimit të penalitetit të vendosur, çdo subjekt i gjo bitur do të ketë mundësi t’i paraqesë Administratës Tatimore, nëpërmjet llogarisë së deklarimit elektronik e-filing, shkaqet dhe/ose arsyet e mosaplikimit, shoqëruar me dokumentacion mbështetës që i argumenton ato”, thuhet në njoftimin e DPT-së.
Sipas DPT-së, individëve përfitues sipas kritereve të VKM nr. 305 datë 16.04.2020, i ndryshuar, për të cilët punëdhënësi nuk do të kryejë aplikimin brenda datës 5 qershor 2020, do t’iu jepet mundësia të plotësojnë të dhënat e tyre të llogarive bankare dhe do të vijohet menjëherë me kalimin në mënyrë automatike të masës së përfitimit.