Në kampin opozitar, ndryshe nga herët e tjera, këtë radhë askush nuk thërret “fitore”.Dhe me të drejtë, pasi ndryshe nga herët e tjerë, këtë radhë Lulzim Basha nuk fitoi asgjë, pavarësisht se kërkoi pazar deri në fund.Për të parë se çfarë “fitoi” Basha me marrëveshjen e djeshme, mjafton të bëjmë një krahasim me marrëveshjen e 2017-s.

Çfarë ju dha opozitës për t’u futur në zgjedhjet e vitit 2017:1.Posti i presidentit (Ilir Meta)2.Zv.kryeministër, teknik (PD)3.Ministri i Brendshëm, teknik (PD)4.Ministri i Arsimit, teknik (PD)5.Ministri i Shëndetësisë, teknik (PD)6.Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, teknik (PD)7.Ministri i Financave, teknik (PD)8.Ministri i Drejtësisë, teknik (PD)9.Drejtori i OSHEE (PD)10Drejtori i Përgjithshëm i Aluiznit (PD)11.Drejtori i Përgjithshëm i Hipotekave (PD)12.Drejtori i Pergjithshem i Burgjeve (PD)13.Drejtori i Pergjithshem i Agjensisë së Zhvillimit Bujqësor e Rural (PD)14.Kryetari i KQZ, propozim i opozitës (PD)15.Avokati i Popullit, propozim i opozitës (PD)

Çfarë ju dha opozitës për t’u futur në zgjedhjet e 2021?1.Komisionerët politik njësoj siç i kishte në 2017.2.Premtimi për identifikim biometrik të zgjedhësve.3.Një kamerë brenda qendrës së votimit.4.Zv.kryetari i KQZ (pa vendimmarrje) deri në 2023 për monitorimin e procesit të implementimit të teknologjise dhe depolitizimit të komisioneve.

Çfarë ka humbur PD nga 2017 deri më tani?1.Humbi zgjedhjet parlamentare 2017.2.Dogji mandatet e deputetëve duke dalë nga sistemi.3.Bojkotoi zgjedhjet dhe humbi 100% të pushtetit lokal.4. Presidenti në procedurë shkarkimi në Parlament.(TemA)